Vizioni & Misioni
Vizioni
Të krijojmë zgjidhje për jetën reale duke integruar transformimin dixhital, inovacionin teknologjik dhe qasjen njerëzore.
Misioni
Të fuqizojmë sektorin shëndetësor dhe industritë e ndërlidhura përmes zgjidhjeve MedTech të orientuara nga njeriu dhe teknologjia.
Mantra
Sisteme miqësore me teknologji te avancuar.
Transformimi Dixhital në Zinxhirin e Vlerës së Sektorit Shëndetësor
Ne ofrojmë zgjidhje të integruara për transformimin dixhital në sektorin shëndetësor publik dhe privat, si dhe në industritë e lidhura me to. Kjo nuk është thjesht një sipërmarrje teknologjike – është një angazhim human përmes teknologjisë, që krijon vlerë reale për pacientët, profesionistët dhe gjithë zinxhirin shëndetësor.
Sektorët ku Veprojmë
Ofrimi i zgjidhjeve teknologjike dhe mbështetjes operative për të gjithë sektorin shëndetësor dhe industritë e lidhura me të. Mbështesim bizneset dhe institucionet në dixhitalizimin e proceseve, produkteve, shërbimeve dhe përvojave të përdoruesve, duke rritur inovacionin, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë.
Kapacitetet dhe Shërbimet
MedTech & Industrive të Lidhura
Ofrimi i sistemeve dhe zgjidhjeve dixhitale të integruara për organizatat publike dhe private të sektorit shëndetësor dhe industrive të lidhura (agroushqimi, uji, agroturizmi, mjedisi, shërbimi social, edukimi shëndetësor). Qëllimi është dixhitalizimi i operacioneve, zhvillimi i inovacionit dhe forcimi i kapaciteteve përmes teknologjive të avancuara dhe qasjeve të qëndrueshme.

Transformim Dixhital – Konsulencë dhe Zbatim Strategjik
Ndihmojmë institucionet shëndetësore dhe bizneset e lidhura të aplikojnë zgjidhje dixhitale të personalizuara, duke optimizuar procese dhe menaxhimin e ndryshimit.
Nëngrupet kryesore:
- Sistemet dhe proceset shëndetësore: Hartim strategjish dixhitale për spitale, laboratorë, klinika dhe qendra komunitare.
- Industritë e lidhura: Automatizimi i rrjedhave të punës në agroushqim, ujë, agroturizëm dhe shërbime mjedisore.
- Prokurime, Koncesione dhe PPP: Zgjidhje për menaxhimin e projekteve dhe partneriteteve publike-private.

Shërbime & Zinxhiri i Furnizimit – Pajisje, Teknologji dhe Shërbime
Mbështetje për efikasitet dhe inovacion në zinxhirin e vlerës, duke lidhur prodhimin, shpërndarjen dhe menaxhimin e resurseve.
Nëngrupet kryesore:
- Shëndetësia dhe laboratorët: Prodhim dhe shpërndarje pajisjesh MedTech dhe materiale mjekësore.
- Industritë e lidhura: Integrimi i IoT dhe sistemeve dixhitale në agroushqim, ujë, mjedis dhe agroturizëm.
- Logjistikë dhe gjurmueshmëri: Menaxhim magazinash, transparencë zinxhiri furnizimi, sisteme për transport dhe shpërndarje.

Biznesi Dixhital – Platforma dhe Shërbime Online
Dixhitalizim i ndërmarrjeve dhe shërbimeve për pacientët dhe komunitetet, duke përfshirë edukim shëndetësor, telemjekësi dhe komunikim online.
Nëngrupet kryesore:
- Shërbimet shëndetësore online: Platformat për rezervime, konsultime, edukim dhe ndërveprim pacient-profesional.
- Marketing dhe tregti dixhitale: Promovimi i klinikave, laboratorëve, produkteve ushqimore dhe shërbimeve komunitare online.
- Trajnime dhe kapacitete digjitale: Edukim i stafit dhe operatoreve shendetesor mbi teknologjitë e reja dhe përdorimin e sistemeve dixhitale.

Startup & Inovacion – Inovacion MedTech dhe Sipërmarrje
Mbështesim zhvillimin e ideve dhe produkteve të reja, duke lidhur sektorin shëndetësor me inovacionin në industri të tjera.
Nëngrupet kryesore:
- Sipërmarrje dhe startup: Inkubim, hackathone dhe modelet e biznesit për zgjidhje dixhitale dhe inovative.
- Prototipim dhe validim: Zhvillimi i pajisjeve MedTech, teknologjive për kujdesin në shtëpi, komunitet dhe mjekun e punës.
- Financim dhe rrjetëzim: Këshillim për investime, grante, lidhje me rrjetet akademike dhe industrinë.

Siguria në Punë – Kujdesi dhe Shëndeti i Punonjësve
Sigurimi i vendeve të punës të shëndetshme dhe të sigurta në spitale, laboratorë, kompani dhe sektorët e lidhur.
Nëngrupet kryesore:
- Shëndeti dhe siguria në punë: Standardet, certifikimet dhe inspektimet në spitale, laboratorë dhe institucione shëndetësore.
- Industritë dhe komuniteti: Mbrojtja e punonjësve në agroushqim, ujë, mjedis, turizëm dhe shërbime sociale.
- Trajnime dhe programe mirëqenie: Ergonomi, reduktim stresi, edukim mbi shëndetin dhe sigurinë në punë.

Mbrojtja e Konsumatorit – Siguri dhe Cilësi e Shërbimeve
Garantimi i sigurisë dhe transparencës për pacientët, komunitetet dhe konsumatorët e industrive të lidhura.
Nëngrupet kryesore:
- Siguria dhe kontrolli shëndetësor: Auditim, inspektime dhe certifikime të pajisjeve dhe shërbimeve MedTech.
- Produktet dhe shërbimet e industrive të lidhura: Siguria ushqimore, ujë, agroturizëm, mjedis dhe produkte komunitare.
- Edukimi dhe informimi i komunitetit: Edukim për konsumatorë të informuar, transparencë dhe etiketime të qarta.
Sipërmarrjet Tona
Sistemet dhe Teknologjitë e Përdorura
Infrastrukturë Dixhitale
Menaxhim Klinik (Health ERP)
Sisteme Bazë e-Health
Telemjekësi & Kujdes në Distancë
Inteligjencë Artificiale & Analitikë
Aplikacione & Angazhim Pacienti
Siguri & Qeverisje e të Dhënave
Inovacion & Teknologji të Zgjuara
Programi dhe Nismat
Transformimi Dixhital në Shëndetësi
Program i integruar që mbulon gjithë zinxhirin e vlerës në shëndetësi – nga parandalimi, kujdesi parësor dhe kujdesi në shtëpi, te shëndeti në punë, teknologjia, politikat dhe inovacioni.

EIT Health – Albanian Cluster
Klasterizim dhe bashkëpunim ndërmjet universiteteve, industrisë, startup-eve dhe institucioneve publike për inovacion, transferim teknologjie dhe integrim në rrjetet evropiane të shëndetësisë.

STAMINA Hub – Healthy Lifestyle and Smart Living
Platformë rajonale për inovacion, Living Lab dhe Sandbox për testim zgjidhjesh në mjedis real dhe bashkëpunim ndërsektorial.

Hartezimi i Zinxhirit të Vlerës në Shëndetësi
Analizë strategjike e aktorëve, proceseve, teknologjive dhe flukseve financiare për rritjen e efikasitetit dhe konkurrueshmërisë së sektorit.

EU Digital Health Accelerator – AI, IoT dhe Sistemet e Kujdesit te Nderlidhura
Program për përshpejtimin e zgjidhjeve me Inteligjencë Artificiale, IoT dhe platforma të integruara për kujdes të koordinuar dhe interoperabilitet ndërinstitucional.

MedTech: Startups dhe Spinoffs
Mbështetje për inkubim, validim klinik, modele biznesi dhe investime në startup-e dhe spin-off universitare në fushën e teknologjisë mjekësore.

Aftesi Dixhitale per Operatoret Shendetesor
Trajnime për përdorimin e EHR, AI, telemjekësi, siguri kibernetike dhe menaxhim të të dhënave në praktikën klinike.

Platforma e-shendeti
Ekosistem informimi, edukimi dhe ndërveprimi për qytetarët, profesionistët dhe institucionet shëndetësore.

Portali e-mjeku
Marketplace shëndetësor për kërkim, rezervim, vlerësim dhe transparencë të shërbimeve mjekësore.



