| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | Dr. / Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Doktor i Shkencave Juridike, me vendim të komisionit të mbrojtjes së temës së doktoraturës në maj të vitit 2018. Mbart tre diploma universitare në fushën e drejtësisë dhe me një eksperiencë mbi 10 vite në mësimdhënie dhe kërkim shkencor. |
| POZICIONI | Personel akademik pranë Departamentit të Drejtesise prej Tetor 2024. |
| KONTRIBUTET | Angazhimi kërkimor është fokusuar në një kontribut të qëndrueshëm me botime shkencore dhe zhvillim të kapaciteteve kërkimore institucionale. Autor i 10 publikimeve shkencore si dhe udhëheqës i 30 temave në profilin master dhe studime të integruara në Drejtësi. Promovues i Universitetit “Marin Barleti”, në çdo dalje mediatike në emisionet Zonë e Lirë dhe në emisionet e tjera në Televizion. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Është aktiv në rrjete akademike dhe profesionale, si dhe anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Fushat e interesit zhvillimor janë e drejtë penale, e drejtë administrative, e drejtë publike, e drejtë pune si dhe e drejta civile. Konsulent ligjor i disa firmave ndërkombëtare që operojnë në tregun Europian. |