FAKULTETI I EKONOMISË, QEVERISJES DHE DREJTËSISË

PhD Cand Flutur Shabani

PhD Cand Flutur Shabani

GRADË DHE POZICION AKADEMIK PhD Cand / Asistent Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Doktor i shkencave në proces me Vendim të Komisionit ad-hoc të Fakultetit të Ekonomisë Qeverisjes dhe Drejtësisë datë 10.04.2025 dhe me një eksperiencë mbi 15 vite në mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Mbart tre diploma universitare në fushën e drejtësisë dhe ka ndërtuar veprimtarinë e saj akademike në ndërthurjen e shkencave juridike si e drejtë kushtetuese dhe administrative, e drejtë civile dhe të drejtat e njeriut. Formimi i saj akademik përfshin gjithashtu studime të ciklit të tretë Master Ekzekutiv në “Kriminologji” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
POZICIONI Personel akademik dhe koordinatore pranë Departamentit të Drejtesisë prej Tetor 2023.
KONTRIBUTET Angazhimi kërkimor është fokusuar në një kontribut të qëndrueshëm me botime shkencore dhe zhvillim të kapaciteteve kërkimore institucionale. Autore e 23 publikimeve shkencore si dhe eksperte dhe trajnuese në disa projekte kërkimore.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Është aktive në rrjete akademike dhe profesionale, si dhe anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Fushat kryesore të interesit shkencor përfshijnë të drejtat e njeriut, të drejtën publike, të drejtën civile, të drejtën ndërkombëtare private, të drejtën romake si dhe të drejtën e biznesit.