FAKULTETI I EKONOMISË, QEVERISJES DHE DREJTËSISË

MSc. Ervis Kulla

MSc. Ervis Kulla

Shkarko CV Akademike
GRADË DHE POZICION AKADEMIK MSc. / Asistent Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Master i Shkencave, Kandidat Doktor i Shkencave, me formim shumë disiplinor me rreth 15 vite përvojë profesionale juridike/avokatie dhe mbi 5 vite përvojë në mësimdhënie. Mbart tre diploma universitare dhe ka ndërtuar veprimtarinë e tij akademike e profesionale në ndërthurjen e fushave civile, penale, administrative/publike, ekonomike/tregtare, mjedisore, si dhe të drejtën ndërkombëtare.
POZICIONI Ka mbajtur dhe mban role akademike e profesionale, përfshirë: Anëtar Departamenti, Pedagog, Jurist/Konsulent ligjor i Universitetit, etj.
KONTRIBUTET Angazhimi kërkimor aktual është fokusuar në të drejtën mjedisore - zbatimin e Konventës së Arhausit në Shqipëri.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Është aktiv në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e politikave të qeverisjes me eficensë, në përputhje me parimet ligjore të përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Hartues dhe menaxhues kuadri ligjor në ngritjen e institucioneve të reja, konsulenca ligjore pranë IOM- kombet e bashkuara, si dhe pjesmarrës në projekte zhvillimore me donatorë vendas dhe të huaj.