Arsim
Fuqizim i brezit të ardhshëm të krijuesve të web-it të hapur

Rreth
Të të krijojmë shtigje të qartë, të mundshëm drejt ekosistemit të burimit të hapët. Ne i ndihmojmë nxënësit të shndërrojnë dijen e tyre në praktikë, të zbulojnë forcat e tyre dhe të kuptojnë se si kontributet e tyre mund të sjellin një ndikim të njëmendtë.
Përmes programesh praktike dhe bashkësish dashamirëse, ne fuqizojnë njerëzit të fitojnë aftësi të reja dhe të bëjnë hapat e parë si kontribues në ekosistemin WordPress.
Nëpër universitete dhe bashkësi anembanë botës, pjesëmarrësit fitojnë përvojë praktike, botojnë projekte të njëmendta dhe fitojnë vetëbesim si kontribues te një kulturë mbarëbotërore krijimi me burim të hapët.
Mësoni.
Krijoni.
Lidhuni.
Misioni Ynë
Synojmë të sjellim edukim WordPress drejt e te studentë në universitete, duke i fuqizuar të zbulojnë potencialin e platformës për studimet e tyre dhe karrierë të ardhshme. Përpiqemi të mbyllim hendekun mes klasës dhe bashkësisë globale WordPress, duke ushqyer lidhje që frymëzojnë rritje dhe mundësi.

Nismat
WordPress Education ofron tre nisma bazë, ku secila sjell rrugë praktike për nxënësit të zhvillojnë aftësi, të lidhen me bashkësinë dhe të japin ndihmesë në projekte me burim të hapët.
Nisma sjell WordPress-in në universitete, përmes veprimtarish praktike që lidhin studentët me profesionistë dhe i njohin ata me bashkëpunimin me burim të hapët.

Shihni ç’ndodh nëpër nisma
- WordPress Campus Connect is growing, and we need community support to advance key initiatives. We are seeking assistance in the […]
- WP Credits Mentor huddles will take place on Slack in the private mentor channel, with the following sessions:– last Wednesday […]
- Welcome to the Monthly Education Buzz Report, your go-to source for highlights and updates on the WordPress Campus connect, WordPress […]
Bëhuni pjesë e Lëvizjes!
WordPress Education mbahet në këmbë nga njerëz që besojnë në të nxënit e hapët dhe në bashkësinë.
Nëse do të donit të jeni pjesë e kësaj bashkësi mbarëbotërore gjithnjë në rritje, merrni pjesë te bisedat në kanalet #campus-connect dhe #wpcredits te Make WordPress Slack, që të filloni të kontribuoni në të ardhmen e WordPress-it.

