Shko te përmbajtja

Metaversi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një pamje e ekranit të Second Life me modele kinse njerëz të ulur jashtë në divane rreth një tavoline kafeje. Personi i dytë nga e djathta është i veshur me një kostum të kuq personazhi. Në sfond në distancë, pas pemëve në formë shkrepësesh, janë katër kulla. Një kullë shkëlqen nga energjia, dhe kulla në të djathtën ekstreme është në fakt një kostum gjigant hapësinor. Duke qenë një lojë video e viteve 2000, besnikëria grafike është e ulët, mungojnë hijet, bllokimi i ambientit dhe materialet komplekse.
Avatarët duke socializuar në botën virtuale Second Life

Një metavers është një hapësirë e përbashkët virtuale[1] që përfshin shumën e të gjitha botëve virtuale dhe internetit. Mund të përmbajë derivate ose kopje të botës reale, por është i ndryshëm nga realiteti i shtuar. Në një metavers, pjesëmarrësit përfaqësohen prej avatarëve,[2] zakonisht në paraqitje tredimensionale, ku fokusohet përvoja tek lidhja shoqërore dhe ekonomike.

Termi metavers u shpik në romanin fantashkencë të vitit 1992 Snow Crash si përngjitje e "meta" (përtej) dhe "univers". Termi zakonisht përdoret për të përshkruar konceptin e një përsëritjeje të ardhshme të internetit, të përbërë nga hapësira virtuale të vazhdueshme, të përbashkëta, hapësira virtuale 3D me një univers virtual të perceptuar.[3]

Termi "metavers" lidhet shpesh me teknologji të realitetit virtual, dhe prej viteve 2020, me Web3. Është përdorur si fjalë kyçe nga kompanitë që të përshpejtohet zhvillimi i teknologjive dhe projekteve të ndërlidhura për qëllime të marrëdhënieve me publikun. Shqetësime të ndërlidhura me metaversin janë privatësia në internet, varësia e përdoruesve, dhe siguria e përdoruesve, duke rrjedhur nga sfidat e ndryshme me të cilat përballen industritë e rrjeteve shoqërore dhe video lojërave gjerësisht.

  1. Smart, J.M.; Cascio, J.; Paffendorf, J. (2007). "Metaverse Roadmap Overview" (në anglisht). Accelerated Studies Foundation. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2021. Marrë më 23 shtator 2010.
  2. Ritterbusch, Georg David; Teichmann, Malte Rolf (9 shkurt 2023). "Defining the Metaverse: A Systematic Literature Review". IEEE Access (në anglisht). 11: 12368–12377. Bibcode:2023IEEEA..1112368R. doi:10.1109/ACCESS.2023.3241809.
  3. "Web Archive of IEEE VW Standard Working Group" (në anglisht). 2014-06-08. Arkivuar nga origjinali më 2014-06-08. Marrë më 2016-01-29.